Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë ku do të mbahet edhe mbledhja e përbashkët me Kuvendin e Kosovës. Edhe në këtë ditë historike për dy vendet, pasi kjo është mbledhja e parë që zhvillohet në histori, Berisha nuk i ndali akuzat për kryeministrin Edi Rama.
Teksa po shihte ekspozitën para Kuvendit me momentet më të rëndësishme të shpalljes së pavarësisë, Berisha tha se duhej të ishte vendosur edhe
“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, si vllau i Vuqiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët. Historinë duhet ta shohim siç është me të gjithë dritëhijet e saj”, tha Berisha.