7 kandidatët rivalë për Bashkinë e Tiranës – Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Julian Deda, Gert Bogdani, Adriana Kalaja, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo – në publik shfaqen sikur nuk po kandidojnë kundër njëri-tjetrit, por në prapaskenë duket se po luhet një loje me stërkëmbësha, e cila i ngjan politikës së vjetër të Berishës.
Njëri nga 7 kandidatët, pikërisht Fatmir Merkoçi, ka postuar dje një status në Facebook, përmes së cilit denoncon një situatë që po ndodh në garën brenda Partisë Demokratike.
Në një kohë kur Berisha ka kërkuar që votimi për primaret e Tiranës të bëhet me detyrim, Fatmir Merkoçi ka denoncuar pazaret që po bëhen për fitoren e një kandidati të caktuar për Bashkinë e Tiranës.
Sipas Merkoçit, 6 kandidatët e tjerë po dërgojnë njerëz tek anëtarësia e PD, duke premtuar vende pune në këmbim të votës. Merkoçi thotë se këta njerëz paraqiten me porosi, me shprehjen “Është miku i filanit”.
“Votën T’uaj e kërkoj drejtpërdrejt, jo duke ju dërguar sms në cel, as duke ju dërguar njerëz për votën me shprehjen se ‘kështu është orjentimi i qëndrës’, as se ‘është miku i filanit’, as me premtime për vende pune”, shkruan Merkoçi.
/a.r