Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 2 pasagjereve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.
Policia njofton se drejtuesit i mjetit, 26-vjeçari me iniciale A.T. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë makina që ai drejtonte është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet.
Ndërsa drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari A. T, është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.
/a.r