Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik ku një 69-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një 20-vjeçare. Kjo e fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë e ëma e saj që ka bërë denoncimin në polici. Ndërkohë i moshuari është ndaluar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
/s.f