Trupi fillon të ulë prodhimin e estrogjenit, natyrisht këtë ritëm mbajnë dhe testoteroni dhe progesteronit. Mospasja e ciklit menstrual duket fantastike, por çekuilibrimi i hormoneve jep probemet e veta tek trupi i femrës.
Afshet e nxehtë që ju shoqërojnë gjithë ditën, djersitjet e natës që shpesh ju zgjojnë nga gjumi, rënia e dëshirës për seks që shoqërohet me tharje të vaginës, ankthi, ndryshimet e humorit dhe shtimi në peshë janë disa nga simptomat e menopauzës që përjeton një numër i madh grash.
Hani yndyrna të shëndetshme për luhatjet e humorit
Luhatjet e humorit dhe ankthi mund të jenë të padurueshme gjatë menopauzës dhe duke shtuar vitaminën B dhe yndyrat e omega-3 mund të arrijmë t’i reduktojmë këto simptoma. E rëndësishme është të mos jeni të ashpër me veten dhe të kuptoni që nuk jeni duke u çmendur. Mosbalanacimi i hormoneve kërkon që të konsumojmë ushqime të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe vitamina B. Shtoni sasinë e këtyre të fundit duke ngrënë peshk si salmon 2 ose 3 herë në javë.
Shtoni fibrat duke evituar shtimin në peshë
Trupi gjatë kësaj periudhe të vështirë kërkon të zëvendësojë hormonet e çmuara dhe ndërsa indi dhjamor është një mbartës natyral i estrogjenit, ul funksionin, çka bën që dhjami fillon e zë vend në pjesën rreth belit. Për fat ushqimet e pasura në fibra kanë treguar se reduktojnë shtimin në peshë gjatë menopauzës.
Përfshini ushqimin mesdhetar për të reduktuar afshet
Afshet e nxehta mund të jenë shumë bezdisëse gjatë natës së bashku me djersitjen. Rënia e estrogjenit shkakton ndjesi vape, faqe të skuqura dhe djersitje. Por dieta mesdhetare duket se ndikon në reduktimin e këtyre simptomave. Studimet e fundit tregojnë se afshet e nxehta gjatë menopauzës bien me 20 për qind nëse gratë ushqehen me dietë mesdhetare të shoqëruara me mesvakte të pakta dhe shëndetshme. Kjo dietë përfshin shumë fruta, perime, vaj ulliri dhe verë të kuqe./shije.al
– See more at: http://lajmi.net/ushqimet-qe-ndihmojne-ne-menopauze/#sthash.X6oqAv5u.dpuf