Kukullat e seksit nuk kanë nisur në shekullin e 21, por shumë kohë më parë. Ja disa kuriozetete që me shumë mundësi nuk i dinit.
Nazistët mendohej se kishin një projekt për kukulla seksi
Në fakt nazistët e Hitlerit mendohej se kishin aprovuar një projekt për të distribuar kukulla seksi për ushtarët e tyre, në mënyrë që të shmangnin përdhunimet në Paris. Me kalimin e viteve, mungesa e të dhënave dhe fakteve e hodhën poshtë këtë tezë në vitin 2000.
E keni parasysh Barbie? Kukulla e famshme është bazuar në një lodër seksi
Nuk e dinit apo jo? Në fakt kukulla e famshme është e bazuar në një tjetër kukull, (shihni foton e mësipërme) e quajtur Bild Lilli. Kukulla u shitej meshkujve dhe është e bazuar nga një aktore e famshme dhe tërheqëse gjermane. Bëhet fjalë për vitet 50’.
Kukullat e seksit… janë të bukura, por edhe pak të rënda
Një kukull sintetike seksi mund të peshojë nga 53 kilogram deri në 35 kg, shkruan The Chive.
Kukullat e seksit meshkuj… nuk janë dhe aq popullore
10 % e kukullave të seksit janë meshkuj, pra për përdorim nga femrat… rezulton se nuk janë shumë të përdorura.Një person (mashkull) në fakt është i martuar me një kukull seksi
Në “tip” në Amerikë, vendin e mundësive por sigurisht dhe të çudirave, ka vendosur të martohet me një kukull seksi.
E dini ju sesi i quajnë në Japoni kukullat e seksit?
Disa nga kukullat e para të seksit janë shpikur në fakt nga marinarë hollandezë, gjatë atyre “muajve të vetmisë” në det…Japonezët në atë kohë i blinin këto kukulla dhe kështu emri ka mbetur “Dutch wives” ose grua hollandeze në shqip.