• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbyllet Mbledhja Vjetore e Forumit “Rruga Financiare”, investitorët optimistë për tregun kinez

by Java News
24/11/2022 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U mbyll të mërkurën pasdite Mbledhja Vjetore e Forumit “Rruga Financiare”. Shumë pjesëmarrës nga institucionet e investimeve financiare thanë se, pavarësisht rritjes së paqëndrueshmërisë së ekonomisë botërore, investitorët e huaj mbeten optimistë për mundësitë që ka tregu kinez, dhe investimet kanë vijuar të rriten në industritë e gjelbra dhe me karbon të ulët, mjekësisë dhe shëndetësisë etj.

Sipas statistikave, në vitin 2021 përdorimi real i investimeve të huaja në Kinë arriti vlerën 1.149 trilionë juanë, duke krijuar një rekord të ri historik. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti, përdorimi real i investimeve të huaja në Kinë ishte 1.09 trilionë juanë, 14.4 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në industritë e teknologjisë së lartë rritja arriti 31.7 për qind.
Vitet e fundit, politikat e Kinës për stabilizimin e investimeve të huaja janë forcuar më tej dhe mjedisi i biznesit është përmirësuar. Investitorët e huaj kanë më shumë besim për të investuar në tregun kinez. Shumë pjesëmarrës në këtë mbledhje vjetore thanë se “vala e gjelbër” e krijuar nga Kina u ofron investitorëve të huaj mundësi të reja zhvillimi. Financa do të jetë një shtysë e fortë për të konsoliduar konceptin e investimeve të qëndrueshme dhe për të kontribuuar për zhvillimin e gjelbër në mbarë botën.

Virginie Morgon, kryeekzekutivja e Grupit të Fondit “Eurazeo”, është optimiste për industritë kyçe si mjekësia dhe shëndetësia, softuerët etj., në të cilat Europa dhe Kina mund të bashkëpunojnë me përfitime të ndërsjella. Ajo bëri të ditur se katër kompani investimesh të Grupit të saj kanë pasur përparim të shpejtë në tregun kinez, nëpërmjet krijimit të partneritetit gjithëpërfshirës të bashkëpunimit me institucionet kineze.

Kryeekzekutivi global i kompanisë UTAC Laurent Benoit tha se, me parashtrimin nga Kina të objektivave për kulmin e karbonit dhe asnjanësimin e karbonit, do të çlirohen gradualisht potencialet e tregut të automjeteve me energji të re, të kursimit të energjisë etj. Ai shpreson në forcimin e bashkëpunimin me Kinën në fushat e kapitaleve dhe të studimit të teknologjisë, duke nxitur bashkë reformën dhe zhvillimin e industrisë së automjeteve

Kryetari i Kompanisë të Investimeve të Kinës Peng Chun vuri në dukje se aktualisht situata e ekonomisë globale po përballet me ndryshime të mëdha, me pandeminë e COVID-19, ndërthurjen e tensioneve gjeopolitike dhe evolucionit të modelit ekonomik, bllokimin e funksionimit të zinxhirëve globalë të industrisë e furnizimit, dhe krizat e shumta, si ajo ushqimore, energjetike dhe e borxhit. Ndërkohë, po rriten presioni i rënies së ekonomisë botërore dhe rreziku i recesionit. Në këtë sfond, tregu financiar ndërkombëtar është bërë i luhatshëm dhe i brishtë. Përballë kësaj gjendjeje të ndërlikuar, zhvillimi dhe bashkëpunimi janë çelësi për të zgjidhur këto probleme.

Next Post
Uruguaji nuk gjen dot golin, aziatikët e Koresë së Jugut i shpëton shtylla

Uruguaji nuk gjen dot golin, aziatikët e Koresë së Jugut i shpëton shtylla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In