Opozita ka kërkuar ditën e sotme interpelancë me Kryeministrin e vendit Edi Rama. Ka qenë deputeti Ferdinand Xhaferri i cili në emër të opozitës i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Rama në lidhje me situatën e përmbytjeve të shkaktuara ditët e fundit kryesisht në Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
Ferdinand Xhaferri: Rreshjet e ditëve të fundit kanë prodhuar një situatë kritike në disa qarqe të vendit. Vërshimi i ujërave por edhe hapjes së hidrocentraleve duke rrezikuar jetën e qytetarëve tanë. Nisur nga kjo situatë kritike, grupi parlamentar i PD kërkoi zhvillimin e kësaj interpelancë për të dhënë shpejgime për masat e marra. Grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Kryeministri i kërkojmë të japë shpjegime për: A kishte informacione qeveria shqiptare për reshjet? Cilat ishin masat e marra nga qeveria? A u bënë shkak hapja e portave të hidrocentraleve? Pse nuk u lajmëruan familjet që të merren masat? A ka vazhduar një vlerësim i dëmëve? Peleshi ka thënë se ju ka rakorduar 10 milionë dollarë bashkive për gjendjet emergjence. A keni mundësuar transferimin e baniorëve në zona më të sigurta?
Ne nuk ju akuzojmë ju për reshjet e dendura të shiut. Akuzat më të mira i keni ngritur ju në këto video, tregon si Rama junior i flet sot Ramës senior lidhur me çështjet e përmbytjeve:
“Akuza më kuptimplotë për faktin se asnjë nga këto premtime nuk është mbajtur. Shkodra do të vazhdojë të përmbytet se Shkodra nuk qeveriset. Sepse nuk ka në këtë vend një qeveri të shqiptarëve, ka vetëm një qetë të kusarëve”.
Ku është qeta e kusarëve? Është përmbytur dhe do të stërpërmbytet.
Lidhur me këto pyetje të Xhaferrit, kryeministri Rama ka thënë se gjendja e emergjencës natyrore ka një kuadër të përcaktuar që nuk kanë lidhje me situatën aktuale.
/s.f