• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrahje publike me kamxhik në Afganistan për tradhti bashkëshortore, mes tyre dhe gra

by Java News
24/11/2022 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë këtu edhe tri gra, janë rrahur me kamxhik para mijëra njerëzve të pranishëm në një stadium futbolli në Afganistan.

Ata ishin shpallur fajtorë për kryerjen e “krimeve morale”, si tradhti bashkëshortore, plaçkitje dhe homoseksualitet, tha një zyrtar taliban për transmetuesin publik britanik, BBC.

Kjo besohet të jetë hera e dytë gjatë muajit nëntor që grupi islamik ka organizuar rrahje të tilla me kamxhik.

Veprimet e tilla mund të jenë një sinjal që po kthehen praktikat e ashpra e regjimit të mëparshëm taliban në vitet e 1990-ta.

Omar Mansoor Muhajid, një zëdhënës i talibanëve për rajonin Logar në lindje të Afganistanit, ku ndodhën rrahjet me kamxhik, tha se të tria gratë ishin liruar pas këtij ndëshkimi. Ndërsa, disa nga burrat e ndëshkuar më pas u burgosën, tha ai, por nuk tregoi se për sa prej tyre bëhet fjalë.

Këta burra dhe gra u ndëshkuan me nga 21 deri në 39 rrahje me kamxhik secili. Ndëshkimi maksimal i tillë mund të jetë me 39 goditje me kamxhik, tha një tjetër zyrtar taliban.

Javën e kaluar, 19 njerëz u ndëshkuan në mënyrë të ngjashme në rajonin Takhar në pjesën veriore të Afganistanit, thuhet në këto raporte.

Ndëshkimet në rajonin Logar vijnë një javë pasi lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzaza, urdhëroi disa gjykatës t’i zbatonin dënimet për krime të caktuara në përputhje me leximin e rreptë që i bëhet ligjit të Sheriatit nga ky grup.

Ky interpretim i ligjit islamik përfshin ekzekutime publike, amputime publike dhe gurëzim – megjithëse dënimet përkatëse për llojet e ndryshme të krimeve nuk janë përcaktuar zyrtarisht nga talibanët.

Urdhri i liderit suprem është sinjali i fundit që talibanët po marrin një qëndrim më të ashpër ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut, me gjithë që premtuan se do të sundonin në mënyrë më të moderuar kur morën pushtetin vitin e kaluar.

Gjatë sundimit të tyre gjatë viteve 1996-2001, talibanët u kritikuan për dënimet në publik, duke përfshirë rrahjet dhe ekzekutimet në stadiumin kombëtar në Kabul.

Qeveria u zotua gjithashtu se nuk do ta përsëriste shtypjen brutale të grave, por që nga kthimi i këtij grupi në pushtet, liritë e grave janë kufizuar dukshëm dhe një numër grash janë rrahur për shkak se kanë kërkuar të drejtat e tyre./REL

Next Post
Paralajmëron bojkot të zgjedhjeve?! Berisha: S’ka votim me Edi Ramën, parlamenti klub i PS. Do jetë kohë protestash, s’ka iluzion

Berisha flet jashtë Kuvendit: Hapi të gjithë tunelet dhe digat, kërkoj dëmshpërblim për përmbytjet në çdo qindarkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In