Kur Marie Clare Tully lindi djalin e saj Hector para kohe në vetëm 23 javë, mjekët vlerësuan se foshnja kishte ndoshta vetëm një ditë jetë. Ata e këshilluan nënën që t’i thoshte lamtumirë sepse kishte shumë pak mundësi për të mbijetuar.
Por Hector sfidoi shanset dhe ‘fëmija mrekulli’ e Marie Claire tani ka festuar ditëlindjen e tij të parë. 12 muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë, por nëna e tij thotë se ka qenë periudha më e lumtur e jetës së saj.
Hektori kaloi 259 netë të jetës së tij në spital pasi lindi me komplikacione të rënda për shkak të prematuritetit.
Për shkak të hidrocefalusit, lëngu kurrizor nuk mund të qarkullojë, ndërkohë që vuan edhe nga hematoma e trurit. Ai gjithashtu vuan nga sëmundje kronike të mushkërive, retinopati dhe apnea e gjumit.
“Rasti i tij është unik në atë që ai ka komplikime shtesë për shkak të lindjes së tij të parakohshme,” tha Marie për BBC./m.j
Gjynah nga perëndia….
Po e ëma, tërë jerën do të rrojë ?
Mbasi e ëma të iki nga kjo botë, kush do të kujdeset për këtë foshnje ?
Gjynah…..