Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me krerët e degëve të Tiranës, u ndal sërish tek protesta e 6 dhjetorit.
“Përpjekja jonë nuk ka të sosur, betejë që ndalet vetëm në fitoren e PD, rrugë kjo që kërkon përkushtim, guxim, atdhetari.
Tipare që ju dhe mbështetësve nuk u mungojnë. Në tiranë më datën 6 mblidhen udhëheqësit politik të BE, u them të gjithë këtyre papagajve të qeverisë, se në Tiranë më 6 nuk mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira, pra jam i bindur se ata kanë mirëkupton të plotë për një popull që proteston për të njëjtat vlera të cikat i kanë bërë vendet e tyre të begata.
Le tu bien sa të duan sirenave të frikës e tmerrit që i ka kapur qeveritarët sot, por protesta do rezonojnë fuqishëm në europë e botë si zëri i qytetarëve që kërkon vlerat universale, demokratike të jenë ato që duhet të sundojnë në Shqipëri”, tha ai./m.j