Dzemaili Ilijazi dhe Agim Rexhepi janë arrestuar dje në një aksion policor në Nish pasi në zotërim të tyre janë zbuluar 80 kilogramë marijuanë, mëson “Blic”.
Mësohet se dyshja e dyshuar është nga Presheva dhe më herët janë dënuar me disa vite burg për drogë.
– Gjashtë personat që u arrestuan si anëtarë të grupit të tyre janë nga Serbia dhe dyshohet se Ilijazi dhe Rexhepi kanë qenë udhëheqës të klanit. Kanë blerë marijuanë nga Shqipëria, disa qindra kilogramë në muaj dhe më pas e kanë kontrabanduar në rrugë të paligjshme në Serbi dhe më pas e kanë transferuar në Turqi – thotë një burim i “Blic”-it, i njohur me rastin.
Kujtojmë se policia arrestoi fillimisht IP (29) në Nish pasi në kamionin që ai drejtonte iu gjetën 30 kilogramë drogë.
Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë, ndërsa zyrtarët policorë kanë arrestuar organizatorët e grupit si dhe IM (33), MA (33), PM (33), SJ (23) dhe D. Gj. (28), të gjithë nga Nishi.
Gjatë kontrollit në banesat dhe lokalet e tjera që kanë përdorur në Nish, janë sekuestruar 50 kilogramë marijuanë.
Dyshohet se shoferi i kamionit IP është dashur të transportonte drogë drejt Turqisë me urdhër të anëtarëve të grupit.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.
/e.d