Aksident në Shijak. Një 40-vjeçar, teksa ishte duke drejtuar motomjetin e tij në fshatin Rrotull, ka humbur kontrollin e më pas është përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull.
B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/e.d