Bashkimi Evropian po i ngjan gjithnjë e më tepër orkestrës që luante mbi kuvertën e ”Titanik”-ut në momentin kur anija po fundosej në Atlantik, pohoi kreu i qeverisë italiane, Matteo Renzi në një intervistë të botuar sot.
“BE-ja është si orkestra që luante mbi kuvertën e ‘Titanik’-ut”, deklaroi Renzi, cituar nga agjencia Bloomberg.
”Aktualisht në Itali janë ndërmarrë reforma dhe jemi në gjendje t’u dëshmojmë faktet konkrete partnerëve tanë evropianë dhe mund të ndryshojmë këtë qasje të gabuar burokratike”, theksoi shefi i qeverisë italiane.
Nuk është hera e parë që Renzi shprehet me tone kritike kundër Bashkimit Evropian. Ai e konsideron një situatë mëse kritike faktin nëse BE-ja nuk reformohet në mënyrë urgjente.
Ministri i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni thirri dje në mbrëmje në Romë kolegët e gjashtë vendeve themeluese të Bashkimit Evropian për të reflektuar së bashku një mënyrë të mundshme për rimëkëmbjen e një projekti të ri evropian.