Nuk ndodh shpesh, por këtë herë Elon Musk ka folur për jetën e tij private, e për më shumë, për vdekjen tragjike të të birit.
Në një postim në Twitter, “koka” e Tesla dhe SpaeceX, ka treguar se djali i tij ka ndërruar jetë në krahët e tij.
“Fëmija im i parë vdiq në krahët e mi. Ndjeva rrahjet e fundit të zemrës. Nuk kam mëshirë për askënd që do ta përdorte vdekjen e fëmijëve për përfitime, politikë apo famë”, shkroi Musk.
Duke rrëfyer përvojën e tij, Elon adresoi polemikën e ndalimit të llogarisë së konspiracionistit Alex Jones, i cili postoi në Twitter dhe tha se të shtënat me armë në shkollën “Sandy Hook” në Amerikë, në fakt ishin lajme të rreme.
Elon Musk e lidhi vendimin e Twitter për të mos lejuar Alex Jones të postojë me ngjarjen dhe përjetimin e tij. Djali i parë i Musk, i quajtur Nevada Alexander, vdiq në vitin 2002, nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS).
Ndërsa në postimin e tij, konspiracionisti Jones, u shpreh se qeveria amerikane ndihmoi një inskenimin e një ngjarje tronditëse, si të shtënat me armë në një shkollë fillore.
Nga të shtënat, gjetën vdekjen 20 fëmijë nga 6-7 vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit. Jones tha se kjo ishte një dredhi për të ndaluar shtetasit amerikanë të mbanin armë.
/e.d