Një krim i rëndë brenda familjes është zbuluar në Itali, ku djali kishte vrarë nënën e tij.
Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ceglie Messapica, ku djali pasi er ka vrarë nënën, e ka ruajtur në një frigorifer në mënyrë që të vazhdonte të shijonte pensionin e saj.
Ende nuk dihet se sa kohë kishte që 85-vjeçarja mbahej në frigorifer, por krimi makabër është zbuluar mesditën e sotme, rreth orës 15:00. Karabinierët e stacionit lokal dhe ushtarët mbërritën në lagjen Mazzella, afër ferma Seppunisi, në periferi të qytetit, ku dhe zbuluan krimin makabër.
Prokurori në detyrë Mauron Gallone ka tashmë në dorë dosjen. Pritet që të bëhet autopsia e trupit dhe ekspertiza që do të tregojë se sa kohë është mbajtur e moshuara në frigorifer dhe se si i ka ardhur vdekja.
/e.d