Kryeministri Edi Rama ka komentuar pasditen e së martës deklaratat që kryedemokrati Sali Berisha ka bërë rreth përmbytjeve të dy ditëve të fundit në vend.
Rama ka publikuar një video në llogarinë e tij në Twitter, në të cilën përball deklaratat e Berishës sot me ato që ka thënë kur ishte në pushtet dhe përmbytej Shkodra.
Bashkë me videon kreu i qeverisë pyet se si ka ende njerëz që ndjekin ish-kryeministrin Berisha.
Sali Berisha, gjatë kohës kur ishte në qeverisje bënte me faj prurjet e larta të lumenjve dhe se ishte e vështirë që të mbaje derdhjet e liqenëve në këtë lloj situate.
Berisha dje: U përmbytën shirat që ranë, përmbytja është e qeveritare!
Berisha në 2010 kur ishte në qeveri: E thekso këtë si një Kombinim i lumenjve të Alpeve me Drinin mund të ketë derdhje më të mëdha
Berisha dje: Prandaj kanë bërë këtë përmbytje ata, me të paktën 3800-3700 m3 shkarkime
Berisha në 2010 kur ishte në qeveri: Por nga ora 23 të natës ato arritën në 4500m3 derdhjet në liqej dhe është shumë e vështirë që ti mbash derdhjet në këtë situatë nuk ke rrugë tjetër.
EDI RAMA NË TWITTER
Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!/m.j
Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?! pic.twitter.com/jR9yXNrSaZ
— Edi Rama (@ediramaal) November 22, 2022