Drejtori i Emergjencave Civile kritikoi në emisionin Now në Euronews Albania, punën që kanë bërë disa bashki në situatën e 2 ditëve të fundit për shkak të përmbytjeve.
Çako u shpreh se të gjitha strukturat kanë qenë dhe janë në krye të detyrës, ndërsa theksoi se primare është shpëtimin i jetës së njerëzve.
Ai kërkoi nga bashkitë që të bëjnë siç duhet detyrën duke ngritur grupe për vlerësimin e dëmeve në terren, në mënyrë që të bëhet edhe kompensimi i qytetarëve.
“Kemi kompensuar detyrimet ndaj qytetarëve që nga 2009. Sikurse është e domosdoshme dhe që bashkitë duhet të respektojnë ligjin, që përpos fazës së menaxhimit të emergjencës të ngenë grupet e vlerësimit që të bëjnë qartësisht vlerësimin e dëmeve që të bëhet i mundur kompensimi. Ka bashki që nuk respektojnë ligjin duke ngritur komisionet përkatëse”, tha Çako./m.j