Është përfshirë nga flakët një banesë në fshatin Kuç të Zi në Korçë.
Mësohet se brenda shtëpisë kanë qenë çifti i bashkëshortëve të cilët janë të verbër, dhe fatmirësisht janë shpëtuar nga komshinjtë. Kanë qenë këta të fundit që kanë parë flakët sipër çatisë duke shkuar menjëherë pranë banesës, dhe po ashtu kanë lajmeruar policinë dhe zjarrfikësen.
Ende po punohet për shuarjen e flakëve, nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Ardian Dyli është kryefamiljari, ndërsa banesa është djegur totalisht dhe dëmet materiale janë të shumta.