Gazetari Artan Hoxha thotë se Dubai është kthyer në një parajsë për personazhet e botës së krimit nga e gjithë bota, përfshi edhe ata shqiptarë. Kryesorja për këtë është fakti se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk esktradojnë në asnjë vend të botës.
Hoxha tha se gjatë vizitës së tij në Dubai hasi shqiptarë që i mbanin paratë me çanta të mbushura plot. Ai u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se të paktën 7 narkotrafikantë shqiptarë kanë investuar mbi 1 miliard euro në Dubai.
“Shqiptarët aty e kanë kthyer në parajsë fiskale dhe penale, pasi aty nuk ekstradohesh. Nga aty nuk ekstradon dot askush, tentativën e fundit e bëri Belgjika për të ekstraduar një shqiptar dhe nuk ia arriti. Të gjithë kishin çatat plot me cash dhe i numëronin, dhe i pyesja pse s’mbani karta. I shpenzonin me qejf në kazino.
Nuk e besonim që të kishim narkotrafikantë që të kishin kaluar vlerën e investimeve mbi 100 milionë euro. Në një llogari që bëra unë ishin 7 persona, vlera e investimeve kalonte 1 miliardë dollarë të hedhura aty.
Kjo më bëri që të kuptoj më mirë pse kryeministri kërkon amnistinë fiskale, pse porti i Durrësit është offshore aty, që të kalojnë paratë. Në momentin që do bëhet ajo e Durrësit, kush do t’i blejë?”, tha ndër të tjera gazetari Hoxha./m.j