Koreja e Veriut ka kapacitetet për prodhimin e plutoniumit në kompleksin bërthamor të Yongbyonit dhe është e aftë për ta zotëruar këtë lëndë për disa javë ose muaj, sipas koordinatorit të shërbimeve sekrete amerikane, James Clapper.
“Ne besojmë se Koreja e Veriut ka vënë në punë reaktorin e saj për të nisur grumbullimin e plutoniumit për një periudhë afatshkurtër”, sqaroi ai në një raport vjetor mbi vlerësimin e kërcënimeve globale.
Raporti vë në dukje gjithashtu se Pheniani ka përcaktuar prodhimin e një rakete bërthamore me rreze të gjatë veprimi duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë SHBA-në.
“Koreja e Veriut ka shfaqur publikisht këtë lloj rakete, KN08, por nuk ka kryer ende testin në fluturim”, nënvizoi Clapper.