Ish kreu i Aleances Kuqezi, njeheresh juristi Kreshnik Spahiu thotë se arsyeja pse PD e ka lënë protestën në datë 6 dhjetor nuk ka lidhje me samitin mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se kjo datë lidhet me gjyqin që do të përcaktojë se cili grupim brenda PD do të marrë buxhetin, logjistikën dhe vulën e partisë.
“Më 6 zhvillohet procesi gjyqësor që vendos cili grupim do mbaj buxhetin miliona euron që financon shteti shqiptar, kush do marrë logjistikën, logon traditën.
Të marrësh PD do të thotë të kesh një thesar resursesh me të cilat mund të konkurrosh lehtë në zgjedhje. Sikur të kesh 2 banka të Zvicrës s’mund të konkurrosh me infrastrukturën e PD dhe PS në zgjedhje.
Gjyqi është historik dhe fatal për atë që do humbë logon. Nuk ka lidhje me faktorin ndërkombëtar”, tha Spahiu./m.j