Mëngjesin e sotëm është shkarkuar Drejtori i Policisë së Beratit, Edmond Tarkaj.
Burime per Euronews Albania bëjnë me dije se në krye të uniformave blu të këtij qarku është emëruar Kastriot Skënderi, i cili deri tani mbante postin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Skënderi më heret ka drejtuar edhe Policinë e Tiranës në vitet 2018-2019.
Nuk dihet nëse shkarkimi ka lidhje me serat me kanabis që u gjetën në zonën e Beratit ku punonin dhe 95 gra, rast për të cilin Agjencia e Mbikqyrkes Policore ka nisur një hetim.
/s.f