EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, së mbatjur me dyer të mbyllura pas përfundimit të fjalës së Bashës, ka pasur debate midis deputetit Eduard Selami dhe Kryetarit të PD, shkruan Javanews.
Selami ka qënë i prerë dhe ka vënë në pikëpyetje lidershipin e Bashës dhe mënyrën se si partia po bën opozitë, duke theksuar nevojën për konsistencë të aksioneve qeveritare.
Deputeti i PD ka kërkuar që grupi parlamentar i PD duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe më pas t’i shpjegojë poppullit arugmentat pro apo kundër, rezervat apo sugjerimet që Partia Demokratike ka për reformën në drejtësi.
Selami këmbënguli se Reforma drejtësi është jetike për Shqipërinë dhe për të ardhmen e vendit, ndaj dhe kërkon seriozitet maksimal, por nuk është trajtuar siç duhet. Sipas Selamit, po përsëritet i njëjti gabim si me reformën territoriale.