Arbëresha ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Riven. Gjatë prezantimit të dy zonjave në këtë rubrikë të “E diela shqiptare” në Tv Klan, Arbëresha u shpreh se ndihet e mohuar nga nëna e saj. Ajo i kërkon Rives që ta strehojë së bashku me dy fëmijët, por nëna kundërshton dhe i mbyll derën e shtëpisë.
Arbëresha: Këtu e 8 vjet jam e ndarë. Kam qenë e martuar 28 vjet me Altin Gropa.
Eni Çobani: Është mbiemri i tillë, nuk është se ju ia vini…
Arbëresha: Jo, jo Gropa.
Eni Çobani: Respekte!
Arbëresha: Siç ka mbiemrin, më ka groposur fundësisht me gjithë fëmijët e mi. kam dy vajza. Kam 22 vjet që jetoj në Greqi. Në këto 22 vjet fëmijët i pata lënë te nëna ime. Njërën, vajzën e madhe te nëna ime dhe vajzën e vogël te vjehrri im dhe te njerka e ish-burrit tim. Me shumë probleme, me shumë halle, jam kthyer tani dhe dua që të shkoj te nëna ime. Nëna ime nuk më hap derën e shtëpisë.
Eni Çobani: Arsyeja? Se është shumë e rëndë, besoj, për Riven ta dëgjojë këtë fjalë.
Arbëresha: Po, është shumë e rëndë. Arsyeja është se unë nuk kam ku të shkoj zonja Eni. Jam në mes të rrugëve. Jam kthyer përkohësisht tani në Shqipëri, por nuk kam ku të jetoj sepse nuk po gjej as edhe një rrugëzgjidhje. Kam 8 vjet që jam ndarë dhe nuk po gjej rrugëzgjidhje as me shtet, as me…
Riva e ndërpret dhe pas përshëndetjes, nis të tregojë anën e saj të historisë.
Riva: Ajo kërkon një rrugëzgjidhje nga unë, por unë nuk e zgjidh dot atë se unë kam një shtëpi, kam djalin, kam nusen, kam edhe tre fëmijë dhe nuk kam vend ku ta fus atë.
Arbëresha: Po pse unë çfarë jam, nuk jam fëmija jot?
Riva: Nuk kam vend.
Arbëresha: Si nuk ke vend? Atje në atë shtëpi nuk jemi rritur, në atë shtëpi nuk kemi jetuar derisa u martova?
Riva: Unë të rrita, të martova, t’i mbajta dhe dy fëmijët, t’i mbajta deri në 7 vite të dy fëmijët. Tani nuk kam mundësi më.
Arbëresha: Ke detyrime. Do më lësh në rrugë? Apo të iki të ngelem në rrugë me dy fëmijët e mi, të vritem me ish-burrin tim në shtëpi?
/a.r