Shefi i shtabit të ushtrisë koreano-veriore është ekzekutuar në fillim të muajit, bëri sot të ditur lajmin media koreano-jugore, ndërsa regjimi i Kim Jong-Un po ndërmerr një sërë spastrimesh dhe ekzekutimesh të zyrtarëve të lartë.
”Ri Yong-Gil, Shefi i shtabit të ushtrisë popullore të Koresë u ekzekutua në fillim të muajit me akuzën për formimin e një fraksioni politik dhe për korrupsion”, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, duke cituar një burim të afërt me Korenë e Veriut.
Këto informacione vijnë në një klimë me tensione të larta midis dy Koreve, pas testit të fundit bërthamor të Phenianit.
Ri është shfaqur shpesh në shoqërinë e liderit koreano-verior, kryesisht gjatë tureve të inspektimit.
Por, emri i tij nuk figuronte në raportet e fundit të medias zyrtare koreano-veriore në lidhje me një takim të rëndësishëm të partisë si dhe festimeve për lëshimin me sukses të raketës disa ditë më parë.