Deputeti Erion Braçe ka shpërthyer kundër atyre të cilët e akuzojnë se është një politikan i shitur dhe mbështet Sali Berishën.
Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto të viteve 97′, ku shfaqet krah Fatos Nanos në Polican, deputeti shkruan se vazhdon të ruajë rrënjët e të qënurit socialist, teksa shton se nuk është modeli i një politikani të shitur.
RRENJET!
POLICAN| QERSHOR 1997,
25 VITE ME PARE, NE ZEMER TE ZONES
SE PARE ELEKTORALE!
Djali ne krahet e FATOS NANOS eshte Arbri, ARBER DAJA-djali i nje super socialisti nga Policani;
Djali ne krahun tim eshte po Arbri, rritur e bere nje djale edhe me i mire!
10 ditet e fundit kane qene shume te veshtira, mbushur me mllef, urrejtje, poshtersi, ligesi, tradheti, shpifje, genjeshtra, llum, gjak.
Por te mjaftueshme per te ndalur nje moment, pare se ku je, KU JAM ne fakt, mes kaosit krijuar nga gjithe sa me siper, informuar, kuptuar, menduar, analizuar;
ARBRI erdhi si nje shenje te merkuren,
shenje per te gjithen, kaluar deri tani, edhe per te ardhmen;
NJE GJE DUA TA THEM SOT:
SA MIRE KUSH KA RRENJE,
SA MIRE QE KAM RRENJE!
E dini ckane thene gjate kesaj jave?
ERION BRACE KUNDER POPULLIT TE DIVJAKES-njehere, ERION BRACE ME BERISHEN-ne vijim; dy anet, ekstremet e shemtuara te nje TE PAVERTETE!
E bene edhe ne Mars, pak kilometra me tutje, ne Lushnje, ne zgjedhjet e pjesshme vendore: NA KA SHIT ERION BRACE; u zhyten ne llum te premte e te shtunen para zgjedhjeve, lane nam te dielen dhe erdhen me perqafuan te henen- kur pjesmarrja ne zonen time te punes ishe 40%-10 pike perqindje mbi mesataren e Lushnjes, votat per PS arriten ne 67%-9 pike perqindje mbi mesataren e Lushnjes dhe mbi te gjitha TE PASTRA, TE PASTRA!
Nje politikan qe shet e blen, tradheton nga dera e shtepise ne dere te partise-nje dere me e madhe se nje shtepi kjo, NUK JAM UNE, NUK ESHTE MODELI IM;
modeli i nje njeriu pa nder e dinjitet, respekt, pa rrenje, NUK JAM UNE,
NUK MUND TE JETE MODELI IM!
Ky model ka permbytur politiken duke e zhbere nga nje SHERBIM PUBLIK, larg njerezve e pa asnje lidhje me ta!
Kur nisi, ne POLICAN, tek rrenjet,
NUK NISI KESHTU, te pakten per mua!
NUK DO TE JETE KESHTU, gjithnje per mua.
Faleminderit Arber!
/s.f