Gjatë orëve të natës dhe sot në mëngjes, Tirana është përfshirë nga reshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme në kryeqytet. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në terren, duke punuar për rikuperimin e shpejtë të dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve. Sasia e reshjeve që po bie këtë mëngjes është jo e zakontë për Tiranën.
“Mirëmëngjes! Kolegët e emergjencave civile po rikuperojnë dëmet nga stuhia e mbrëmshme! Për pak rikthejmë gjithçka në normalitet! Gjithsesi, me kujdes në rrugë dhe faleminderit për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj.
Punonjësit e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës dhe në mengjes për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët.
Miremengjes!
⚠️ Koleget e emergjencave civile po rikuperojne demet nga stuhia e mbremshme! Per pak rikthejme gjithcka ne normalitet! Gjithsesi me kujdes ne rruge & falemnderit per bashkepunimin!
Per cdo nevoje ☎️ #112 pic.twitter.com/niYn3hlVHK
— Erion Veliaj #EYC2022 (@erionveliaj) November 20, 2022