Pasi bëri publike bisedën me deputetin e qarkut të Lezhës Eduart Ndocaj, ku shfaqeshin sharjet dhe ofendimet midis tyre, Prefekti e Lezhës Altin Jaku është larguar nga detyra.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.
Vendin e Jakut në krye të Prefekturës së Lezhës do ta zërë Eduard Ndreca.