Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se aleanca e rublave është zhytur thellë në borderotë e Putinit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se shqiptarët janë me aleatët e Shqipërisë, jo me non gratat e bashkëpunëtorët tij.
“Aleanca e Rublave me non-gratën në krye është zhytur thellë në borderotë e Putinit.
Shqiptarët janë me SHBA dhe miqtë e Shqipërisë dhe refuzojnë t’i shkojnë pas non-gratës dhe bashkëpunëtorëve”, shkruan Balla./m.j