Shumë fëmijë dhe adoleshentë kanë rënë pre e një krimi makabër i cili ‘gatuhej’ brenda një institucioni jofitimprurës i orkestruar nga një prift, që u vinte në ndihmë familjeve me probleme, të cilët nuk kishin përkrahje.
Organizata ndërqeveritare, e njohur në shtetin fqinj si “Arka e Botës” mbante në kujdes të mitur të cilët janë abuzuar seksualisht dhe janë dhunuar për vite me radhë nga prifti.
Prej ditësh, autoritetet dhe mediat greke kanë pasur numra të shumtë raportimesh, ku çdo ditë kanë dalë fakte dhe prova të reja.
Gjithçka nisi me një denoncim nga një 19-vjeçar ku para autoriteteve rrëfeu krimin e tmerrshëm në shoqatën ku supozohej të strehoheshin të sigurt. Autoritetet greke nisën hetimet ku zbuluan se 19-vjeçari nuk ishte i vetmi që ishte abuzuar seksualisht, të rinjtë e abuzuar dhe të dhunuar prej vitesh dolën si seri, madje akuza mori edhe prifti At Antonios.
Prifti, njëherësh edhe themeluesi i OJF-së ka mohuar akuzat, madje i ka cilësuar si gënjeshtra inekzistente. At Antonio u shpreh se projekti i tij afro 25-vjeçar po i ushtrohet një kontroll pa prova e fakte.
“Papritur një projekt 25-vjeçar po akuzohet nga të gjithë, pa prova dhe kontroll”, tha At Antonio.
Prokuroria ka nisur hetimet për të miturit të cilët kanë rrëfyer denoncimet më të rënda.
Së fundmi, një 27-vjeçar ankohet se kur ka qenë i izoluar në shtëpinë e L. Aleksandrës, një punëtore, me status të lartë, ka shkuar në dhomën e tij, është shtrirë pranë tij dhe i ka prekur organet gjenitale.
“Më tha “do të të pëlqejë” – i rashë një shuplakë dhe u largua”, thotë ai në “Kathimerini” dhe shton se ka folur me një shok të tij që kishte përjetuar diçka të tillë, por kishin frikë të raportonin.
“Një vit para incidentit, ishim në kampin në Rafina dhe ndihmës drejtuesi i ekipit e kishte akuzuar të njëjtin për mosdisiplinë. Atë e kanë çmendur”, thotë 27-vjeçari./m.j