Jo të gjithë deputetët e partisë konservatore angleze ndajnë të njëjtin qëndrim me sekretaren e tyre të punëve të brendshme Suela Braverman, se “shqiptarët që mbërrin me gomone po pushtojnë Anglinë”.
Deputeti konservator Daniel Kawczynski në një komision parlamentar, u tregoi kolegëve të tij për protestën e një jave më parë të shqiptarëve në kryeqytetin anglez.
Daniel Kawczynski: Fëmijët e shqiptarëve po bullizohen në shkolla duke u përballur me abuzime të natyrës raciste. U takova me qytetarë shqiptarë në urën Westminster javën e shkuar kur ata paqësisht po demonstronin duke mbajtur në duar flamuj shqiptarë e thonin: “Unë jam një punëtor ndërtimi, infermiere, doktor, jam mësues dhe ne jemi ne kontribuojmë në këtë vend, ndërsa media na portretizon si kriminelë”. Unë jam i prekur nga ajo që pash dhe dëgjova në Westminster Breadge nga këta njerëz të cilët punojnë shumë.
Deputeti konservator dënoi gjuhën e përdorur në media dhe komentet për këtë protestë.
Daniel Kawczynski: Demonstrata që unë pash është shumë ndryshe nga zhvillimet të cilat u pasqyruan në artikullin e Mail on Sunday, ku këta protestues portretizoheshin si njerëz të cilët krijuan dhunë. Kjo nuk është ajo që unë pash. Njerëz si zoti Nigel Farage përpiqen të lartësojnë këtë histeri anti-shqiptare në faqet e Mail on Sunday. Ata duhet të jetë shumë shumë të kujdesshëm në këtë që po bëjnë.
Daniel Kawczynski pati edhe këtë mesazh për ministren e partisë së tij, Suela Braverman.
Daniel Kawczynski: Ne të gjithë duam dhënien fund të modelit kriminal të grupeve kriminale por në asnjë mënyrë s’kemi si shembull marrim shqiptarët. Sekretarja e punëve të brendshme duhet të fokusohet në detyrat e saja. Duhet të jetë e kujdesshme me gjuhën që ajo përdor.
Ministria e punëve të brendshme Home Office tha të enjten se kishte dëbuar 26 shqiptarë në përfundim të dënimit në burgjet angleze.
Mes tyre 9 persona mbërritur me gomone javën e shkuar./m.j