“Nuk ka burrë nëne që më del përballë në këtë pikë. PS është e vetme parti që në asnjë moment nuk e ka shkelur interesin kombëtar në asnjë sekondë”, kështu u shpreh Rama në takimin e tij me qytetarët e Vlorës këtë të premte.
Megjithatë Rama tha se në Shqipëri duhen bërë akoma më shumë dhe se PS do të bëjë më të mirën për qytetarët shqiptarë.
Kryeministri tha se është e nevojshme që të ketë rritje të pagave në sektorin privat. Por sipas tij në këtë kohë të vështirë me krizën energjitike dhe luftën në Ukrainë, fokusi i qeverisë do të jenë pensionistët.
“E di shumë mirë që ka akoma shumë nevojë për rritje pagash edhe në sektorin privat, por di dhe këtë, ne do të bëjmë çmos që në këtë periudhë të vështirë t’ju qëndrojmë afër të gjithëve, sidomos pensionistëve. Që në fillim të dhjetorit do fillojmë tu japim pensionistëve bonusin për Vitin e Ri”, tha Rama./m.j