Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Vlorë me operatorët turistikë dhe banorët e zonës. Rama tha se Vlora me projektet e reja që po ndërtohen në Vlorë do të rritet kërkesa turistike për Vlorën.
Rama u ndal edhe në Aeroportin e Vlorës, ku tha se punimet po shkojnë shumë mirë dhe nëse nuk ndodh asgjë e paparashikuar, fluturimi i parë do të bëhet në fund të vitit 2024.
“Vlora sot është një pasqyrë e një transformimi që ka filluar të prodhojë ekonomi dhe të rrisë kërkesën turistike për Vlorën. Por kjo është edhe një sfidë për të pasur më shumë kapacitete dhe për të pasur edhe shërbim më të mirë.
E kemi nisur me dy kantierë që do i japin një shtysë turizmit, portin e ri turistik të Vlorës që do sjellë një tjetër kategori turistësh dhe patjetër që do stimulojë edhe një pjesë tjetër të zinxhiriot ekonomike dhe portit të ri tregtar që do lehtësojë shumë industrinë e peshkimit.
Kantieret e reja që janë hapur dhe që do hapen besoj që do i japin impuls të rëndësishëm Vlorës, rruga e re Orikum Dukat, lidhja e saj me tunelin dhe kalimi në anën tjetër të Llogarasë dhe Bypass=i që është funksional janë pjesë të një infrastrukture për dekada që do rrisë kapacitetin e qarkullueshmërisë. Jemi shumë optimistë që do kemi fluturim e parë në fund të vitit 2024, shpresojmë që mos të kemi surpriza sepse jemi mësuar që jo gjithçka varet nga plani dhe vullneti”, tha Rama./m.j