Autori i sulmit të gazetarit të Report Tv, Adriatik Doçi ka rënë në pranga. Report Tv ka mësuar së është arrestuar Redon Skutera.
Gazetari investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi është sulmuar mesditën e së dielës (13 nëntor) shumë pranë banesë së tij dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy ditë më parë, gazetari Doçi takoi edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim e cila i shprehu mbështetjen./m.j