Botërori i Katarit ka humbur një nga yjet më të mëdha. Sadio Mane nuk ka mundur të rekuperohet nga dëmtimi që pësoi me Bayern Munchen dhe do të mungojë në eventin më të madh të futbollit botëror.
Lajmin e dha stafi mjekësor i Senegalit, 3 ditë para nisjes së Botërorit.
Përfaqësuesja afrikane e kishte përfshirë në listën e të grumbulluarve pavarësisht dëmtimit, madje Sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, senegalezja Fatma Samoura, ishte shprehur që do të kërkonin edhe ndihmën e shtriganëve për ta rikuperuar yllin e skuadrës: “Do të fusim në punë shtriganët. Nuk e di sa efikasë do të jenë, por do të provojmë çdo gjë. Shpresojmë të bëjnë mrekullinë sepse duhet ta kemi me vete në Botëror”.
Sadio Mane, në renditjen e Topit të Artë të këtij viti zuri vendin e dytë, pas fituesit Karim Benzema.
/a.r