Në orët e mbrëmjes së të martës, në Prizren, një patrullë policore gjatë dy pikave të kontrollit ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit marihuanë e cila ishte e paketuar në doza të vogla dhe e gatshme për shitje.
Siç bën me dije Policia, në mesin e të arrestuarve, dy ishin shtetas të Shqipërisë ndërsa tre kosovarë. Kontrollet janë kryer në Parkun e Qytetit të Prizrenit.