Deputetja demokrate Flutura Açka ka kritikuar nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese që përdori ndaj opozitës të enjten e kaluar.
Ndërsa e cilësoi sjelljen e kryeministrit si satanike, Açka kujtoi se ndërsa e quan opozitën të pafe, kryeministri është duke harxhuar miliona euro duke “u hequr skalpin shqiptarëve.”
Po ashtu, deputetja demokrate e pyeti kryeministrin se ku e ka tashmë “vëllain e tij” serb ndërkohë që kanë nisur tensionet në veri të Kosovës.
“Shtëpinë e ke europiane, por nuk të punon pragu. Erdhi këtu e feu opozitën, na tha të pafe, të pa din, të pa iman, rublaxhinj e të tjera. Deri tani, problemi është çfarë ka ndodhur? E njoh prej 25 vitesh që është në politikë. Ka pasur gjithë të drejtën që të bëjë vërejtje ndaj atyre që janë në pushtet.
Këtij njeriu i ka ndodhur një metamorfozë, nga sindromi i Diogjenit, armik u briskut dhe I ujit. Ka shkuar te sindromi i kukullës së lumtur. Që nuk bie në tokë asnjë herë…Është një sjellë thjesht satanike. Jam e detyruar të qëndroj në këtë pikë. Kush qenka ky që na thotë ne jemi të pafe. Ky që harxhon miliona euro në ajër, duke u hequr skalpin shqiptare për publicitetin e tij…”, u shpreh Açka.
/s.f
Supozojmë se i ke të gjitha të verteta sa thua oj ti e partisë demokoti….
Po që jeni bërë lesh deleje i palarë, nga mungesa e ujit dhe sapunit etj, mbasi këto ja u ka përvehtësuar Salushi dhe Lulushi, kështu që ju, si të pa larë e të pa ditur, akuzoni më parë të tjerët, për çka ju, jeni vetë.
P.S.
Harrova…
Ju mungon edhe pasqyra që të shikoni vehten….mbasi në 8 janar, ja u theu Salushi….. dhe juve ju mbeti Lulushbilushi……