Shumë pak ditë përpara se të zhvillohet seanca për zgjedhje e Presidentit të ri të Kosovës ku Hashim Thaçi pritet të jetë kandidati kryesor, Beogradi përgatit një akuzë të montuar ndaj tij.
Bëhet fjalë për avazin e vjetër të “trafikut të organeve” që u nxor nga Dick Marty në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Por pasi nuk ia dolën dot në Burrel e në Kukës me të ashtuquajturën “shtëpi të verdhë”, serbët kanë shkuar deri në Nigeri për të gjetur aleatë mbi këtë akuzë që sipas të gjitha gjasave do të dërgohet në Gjykatën Speciale.
Në televizionin shtetëror serb RTS është lexuar një deklaratë që thuhej se ishte hartuar nga “Shoqata e Mjekëve Nigerianë”, të cilët deklaronin se Hashim Thaçi dhe një nigerian, koleg i tyre, ishin parë të zhvillonin trafik organesh kur Thaçi ishte kryeministër.