Ditën e sotme është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. E pranishme ka qenë edhe Presidentja e Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, Iratze Garcia Perez, e cila shprehet se BE dhe Shqipëria janë më afër se kurrë. Sipas saj është e rëndësishme që të ruhet momenti politik i këtij procesi të rëndësishëm në mënyrë që shqiptarët të kenë mbështetjen e fuqishme nga grupi socialist në Parlamentin Europian.
“Dua të falënderoj punën nga qeveria e cila drejtohet nga kryeministri Rama. Pra me hapjen e negociatave BE i ka njohur dhe pranuar reformat dhe ambiciet e autoriteteve shqiptare, të qytetarëve shqiptarë dhe ka dërguar një sinjal të fortë mbështetje për të legjitimituar aspiratat e tyre. Është bërë shumë progres në drejtimin e PS-së.
Në konferencën ndërqeveritare u theksua në mënyrë të fortë njohja e këtyre arritjeve, hapja e negociatave është një gur themeli për BE dhe ajo përcakton një hartë perspektivën evropiane dhe kjo është ambicioze. Sot BE dhe Shqipëria janë më afër se kurrë më përpara dhe ky mision është në hartën e qartë për rrugën drejt Shqipërisë. Periudha që do të vijë do të prezantojë një mundësi unike për të vazhduar me reformat e qeverisë aktuale dhe për të vazhduar në këto rekorde pozitive për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Është thelbësore që ne të ruajmë momentin politik të këtij procesi të rëndësishëm politik në mënyrë që shqiptarët të kenë mbështetjen e fuqishme të grupit tonë parlamentar në Parlamentin Evropian.
Ne kemi një konsensus të përbashkët në Parlamentin Europian në zhvillimet tuaja të brendshme në marrëdhënie BE-Shqipëri dhe këto janë prioritete të cilat janë të përqafuara nga Brukseli dhe ne do ju dërgojmë juve mbështetës dhe aleanca të fuqishme. Më lejoni të theksoj që gjëja më e rëndësishme është që të gjitha partitë politike të përfshihen në mënyrë konstruktive dhe ky kërkon një konsensus kombëtar. Pra BE duhet të pagojë të gjitha këto masa kolektive për të garantuar një reagim nga të dyja palët. Pra interesin e qytetarëve, interesin e tyre dhe aksionet e tyre politike”, është shprehur Iratze Garcia Perez.
/a.r