Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, komentoi në “Radarin Informativ” nën moderimin e Juli Xhokaxhi firmosje e marrëveshjes për luftën kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëpunimi tre palëshe, midis Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme për ruajtjen e përkohshme të objekteve të sekuestruara, që janë pjesë e trashëgimisë kulturore.
Në lidhje me ketë, Elva Margariti tha se janë në total 2 mijë e 400 objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare që rezultojë të zhdukura.
Ministrja tha se ikonat e vjedhura janë gjetur që prej vitit 2015 në kuadër të operacioni, ndërsa u shpreh se marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është një një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, që tregon se vendi ynë është me anën e së drejtës.
“Rikthimi i 21 ikonave në Maqedoninë e Veriut është një gjest simbolik”, tha Margariti. Kujtojmë se objektet janë sekuestruar pas një operacioni policor në mars të këtij viti.
Ikonat do të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut pas ratifikimit të marrëveshjes së nënshkruar, në Kuvendin e Shqipërisë.
“Rikthimi u 21 ikonave në MV është gjest simbolik. Ka ndodhur një proces i gjatë, një pjesë e ikonave janë në Maqedoninë e Veriut. Shumë prej objekteve mund të jenë fshehur dhe shitur nga qytetarë që jetojnë në fshatra. Një ndërgjegjësim i tillë ka filluar në shumë vende të tjera të botës. Gjatë 2021 dhe 2022 ka pasur kthime nga Muze të ndryshme, Anglia që i riktheu vepra arti Turqisë, Hollanda Ukrainës, dhe Franca Nigerisë. Kjo çështje është në rang shumë të gjerë”, tha Margariti.
Marrëveshja e nënshkruar në Shkup
“Kemi shkëmbyer ekspertiza të shumta dhe kemi lidhur ura të forta komunikimi. Është hap i rëndësishëm për Shqipërinë. Shqipëria përfiton imazhin e shteteve që janë në anën e të drejtës. Ne vazhdojmë hulumtimin si në Greqi, Itali dhe MV, sepse trafikimi ndodh zakonisht në rrugë tokësore”, tha Margariti.
/e.d