“Arbenit nuk i besoj fare unë që të jem i sinqertë”. Kjo ishte deklarata e ish-deputetit të partisë demokratike, Myslim Murrizi për kreun e SPAK-ut, Arben Krajën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Murrizi tha se që në momentin, që Kraja nuk pranoi që janë kanë vjedhur vilën, nuk është i besueshëm, ndërsa konsideroi më të rëndësishme të tregojë se ku i gjeti paratë për ndërtimin e vilës.
“Nuk pyesin shqiptarët, ore ky që ka qenë vetëm me rrogë shteti nga ’87-ta, unë kam dy biznese e s’kam blerë dot vilë në Lalëz, kam bërë një shtëpi vetë aty e kam legalizuar, e kam blerë tokën 3 milionë lekë të vjetra në ’95-tën, tokën e rrushit. Ka vilë në Lalz pa 500 mijë apo 1 milionë euro, ky duhet të punojë 2500 vjet shef SPAK-u nuk i gjen dot,” – u shpreh Murrizi.
Sipas tij, Kraja nuk e pranon që i kanë vjedhur vilën sepse kërcënohet pikërisht nga hajdutët që vjedhin vila.
/s.f
Po që e ka të lidhur me tunel, vilën e tijë në Lalëz, ky Arben Kraja, mevilën e Sali Berishes.