Për shkak të rritjes së çmimit të biletave në stadium, tifozët e Borussia Dortmund kanë protestuar në një mënyrë të pazakontë, duke hedhur topa tenisi në fushë.
Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes së Dortmund me Stuttgard.
Tifozët nuk pranojnë faktin se bileta për tifozët e Dortmundit në stadiumin e Stuttgardit kushtonte 19 euro e gjysmë për ata që qëndrojnë në këmbë, dhe 38 euro për ata me ulëset më të lira.