Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj do të zhvillojnë një konferencë për shtyp me median për investimet në bonot e thesarit.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se rritja e normës së interesit është një avantazh për të gjithë ato që duan të investojnë në bonot e thesarit dhe që janë me risk zero.
‘Jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe pikërisht për këtë arsye pavarësisht shkaqeve që edhe këto janë të mirënjohur që lidhen me krizën e përgjithshme, rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit që janë me risk zero. Për këtë arsye BSH ka rihapur sportelet që tua lehtësojë individëve aksesin në të gjitha degët e saj. Një hap pozitiv në funksion të kontakteve të drejtpërdrejta me qytetaret me BSH. dhe një shenjë kuptimplotë që banka u jep të gjithë atyre që dëshirojnë ose mund ta kthejnë investimin në bonot e thesarit me afatgjata. Kjo mundësi e krijuar nga kjo situatë për qytetarët dhe për çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit duke paguar një komision shumë më të vogël nga ajo që ofrojnë bankat e nivelit të dytë dhe duke i depozituar këto fonde në sportelet bankave dhe më pas duke i dorëzuar në BSH.’- u shpreh Rama.
/e.d