Karabinierët e stacionit të Bazovizzës, gjatë një kontrolli kanë rënë në gjurmët dhe arrestimin e një shtetasi shqiptar 40-vjeçar, me nofkën “tullaci”, që po përpiqej të kalonte kufirin drejt Shqipërisë. Në fakt ndaj tij është në pritje një urdhër arresti me burg për ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni për akte të kryera në Bolonjë në vitin 2013.
Pas arrestimit, burri u dërgua në burgun Coroneo. Burri kishte rekrutuar vajza të bukura dhe tërheqëse nga Shqipëria, të cilat i kishte sjellë në Itali me premtimin për një punë të qëndrueshme. Organizata, nga ana tjetër, i detyronte të prostitucioni dhe i kishte besuar “tullacit” detyrën që t’i vishte vajzat siç duhet.
Të ardhurat e prostitucionit, natyrisht, përfundonin në xhepat e burrit, përgjegjës për vetë organizimin e menaxhimit të trafikut. Megjithatë, disa vajza kishin denoncuar shfrytëzuesit e tyre, dhe kishin arritur të arratiseshin, edhe nga burri i sapo arrestuar.
/e.d