Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë 8.27 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe armë për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë.
Kjo shifër u publikua nga shefi i politikave të BE-së Joseph Borrell këtë pasdite. E gjithë shuma arrin në rreth 45% të asaj që SHBA i ka furnizuar Kievit.
Vendet perëndimore kanë nxituar ndihma për Ukrainën gjatë luftës, duke përfshirë mbështetje ushtarake dhe një sasi të konsiderueshme armatimi me specifika të larta.
Sanksione janë vendosur edhe ndaj qindra subjekteve ruse dhe atyre që kanë lidhje me Kremlinin dhe Vladimir Putinin.
Një pjesë e mirë e vendeve perëndimore kanë luftuar me çdo kusht që të arrijnë të tregojnë mbështetjen ndaj Ukrainës, e cila u përball me agresionin rus.
/e.d