Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka kërkuar sot që Rusia të shpallet përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë edhe pagesën e dëmeve të shkaktuara si pasojë e bombardimeve e luftimeve.
Ajo miratoi një rezolutë që pranon se Rusia është përgjegjëse për pagesën e kompensimit të Ukrainës për shkeljet e ligjit ndërkombëtar në fushatën e saj.
Rezoluta, e mbështetur nga 94 nga 193 anëtarët e asamblesë, pranon se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljet në ose kundër Ukrainës.
Aty shtohet se Rusia duhet të mbajë pasojat ligjore të të gjitha veprimeve të saj të paligjshme ndërkombëtarisht.
E drejta e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh ka bllokuar organin më të fuqishëm të OKB-së që të ndërmarrë ndonjë veprim që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin.
Por Moska nuk ka veto në Asamblenë e Përgjithshme, e cila më parë miratoi katër rezoluta që kritikonin pushtimin e Rusisë.
Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, por ato kanë peshë politike./m.j
Adopted✅
Today @UN General Assembly recognizes Russia must be held accountable for its aggression against Ukraine.
Adopted by 94 to 14 votes, the #UNGA resolution recommends the establishment of a registry of damages & recognizes the need for compensation for damages caused. pic.twitter.com/cZihN60o7V
— EU at UN-NY (@EUatUN) November 14, 2022