Pas takimit mes dy qeverive, Rama dhe kryeministru i Maqedonisë së Veriut kanë dalë në konferencë për mediat.
Me batutë Rama theksoi se dy vendet janë në një fazë ku me hir ose me pahir do të martohen dy vendet me të dashurën të përbashkët, Europën e bashkuar.
“Sot ne jemi në një fazë tjetër, në një fazë, e cila do të jetë jo e lehtë, por që është një fazë e re, një fazë që ka afirmuar përfundimisht se vendi ynë është në familjen e bashkuar europiane dhe ky afirmim ka ardhur falë pasionit, punës, rezultateve dhe vendosmërisë sonë për t’u martuar me hir ose me pahir me të dashurën tonë të përbashkët, Europën e bashkuar”, tha Rama ndër të tjera.
/s.f