Gjatë seancës së kësaj të hënë, ndaj 6 të pandehurve të akuzuar për vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura më vitin 2005, avokatët mbrojtës kanë kërkuar të quhet i pavlershëm ekspertimi mjeko-ligjor ndaj dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçi.
Në akt-ekspertimin e parë, mjekët kanë dalë në konkluzion se Reçi ka çrregullime të ankthit, por deklarimet e dhëna prej tij, në lidhje me zbardhjen e 2 ngjarjeve kriminale mund të merren si provë nga prokuroria.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Flora Harajdinaj, është tërhequr për vendim, ku pritet që te shprehen lidhur me kërkesën e avokateve mbrojtës.
Të pandehur për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, janë marrë, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Imdrit Tallau e Indrit Rusi. Çështja tashmë ka kaluar për gjykim ku shtetasit e lartpërmendur do përballen me akuzat e Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit te strukturuar kriminal.
Ata u vunë nën akuzë pas dëshmisë së Luftar Reçit, pas marrjes së statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë. Aj zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005 si dhe implikimin ish-bandës së Durrësit.
/s.f