Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, gjatë mbledhjes së dy qeverisë hodhi idenë e hapjes për 24 orë të punës në pikën kufitare në Trebisht-Xhepisht për lëvizjen e banorëve të zonës.
“Çështja e tretë që dëshiroj të hap është hapja për 24 orë e punës në pikën kufitare, Trebisht-Xhepisht. Një gjë shumë e rëndësishme për banorët e këtij rajoni pasi nëse i shohim problemet me të cilat ato përballen me të vërtetë do të jetë një gjë e pakëndshme e dy ministrave dhe qeverive, pasi duhet shumë pak energji dhe kohë që t’u mundësojmë një jetë normale të banorëve të dy anëve të pikës kufitare”, u shpreh Spasovski.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, u shpreh se kjo është një nismë e rëndësishme dhe qeveria shqiptare është e hapur ta diskutojë dhe ta çojë përpara.
“Kështu që besoj se të dyja marrëveshjet janë të një rëndësie të veçantë, por kaq e rëndësishme është edhe nisma që sapo e anonçoi kolegu në lidhje me hapjen e pikës për 24 orë për lëvizjen, në këtë rast të banorëve të të dyja anëve të kufirit. Besoj se jemi të hapur ta diskutojmë, ta çojmë përpara këtë nismë që u anonçua sot”, u shpreh Çuçi.
/s.f